“KELMENDI GMBH” NË PANAIR NË UZBEKISTAN

27 mars 2024 | 12:01

Kush më shumë se Compania, me firmën “Kelmendi GmbH” janë promotor të suksesshëm të prodhimeve të shumta nga Kosova duke i ofruar në tregun ndërkombëtar në shumë e shumë shtete anë e mbanë botës.

Prezenca e tyre në panairin më të madh në botë të prodhimeve ushqimore që po mbahet këto ditë në Azinë Qendrore në Tashkent të Uzbekistanit, është dëshmia më e mirë e një përfaqësimi dinjitoz gjë që na bën të gjithëve të ndihemi krenarë.

Krenar ndjehet edhe z. Valdet Kelmendi, i cili duke qenë se merr pjesë personalisht në panair, me këtë rast thotë , se në këtë panair po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial, me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit.
Vlen të përmendet – shton ai – se Compania ‘ Kelmendi GmBH ‘ merr pjesë në këtë Panair më të madh në botën e Azisë Qendrore në Uzbekistan, të ushqimeve “Tashkent 2024”
Edhe kësaj radhe vlen të veçohet pjesëmarrja e jashtzakonishme nga mbarë bota , kompani të njohura nga shtete të ndryshme , thotë z. Kelmendi .
Ju kujtojmë , Compania “ Kelmendi GmBH përveç produkteve të veta prezanton edhe produkte tjera shqiptare, dhe njëherit vlen të ceket se është
kompania e parë që bën transportin e produkteve shqiptare në Europë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…