Kelmendi i kënaqur me vizitën e Veselit
16 prill 2020
| 18:26
Biznesmeni Ramiz Kelmendi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se pati kënaqësinë që sot të pres në vizitë kryetarin e opozitës dhe të PDK-së, Kadri Veseli.
“Së bashku vizituam linjat e prodhimit në Fabrikën tonë ‘Pi & Ki’, ku prodhimi po vazhdon e që vepron në kuadër të ‘Elkos Group-Etc’. Vizioni i z. Veseli për Pakon Ekonomike Kombëtare është mëse i duhuri, meqë krahas virusit Covid-19, Kosova po rrezikohet edhe nga virusi ekonomik!”, ka shkruar Kelmendi.
/Epoka e re/