Kelmendi: Kënaqësi t’i shoqëroja presidenten Osmani dhe zëvendëskryeministrin Mexhiti
Politikani shqiptar nga CDU në Gjermani, Besnik Kelmendi ka marrë dje pjesë në në Festivalin Global të Gastronomisë Shqiptare në Berlin.
Kelmendi ka shoqëruar në këtë eveniment presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti. Ai ka thënë se ky ishte një rast i mirë për të promovuar trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe ekonomike.
“Ky event i veçantë ofroi mundësinë për të festuar kulturën dhe kuzhinën tonë shqiptare dhe për të krijuar kontakte të rëndësishme me shumë miq dhe sipërmarrës të tjerë. Veçanërisht, më gëzoi fakti që pata mundësinë të takoja dhe të shoqëroja Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe shumë ministra të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova në hapjen e festivalit. Si politikan gjermano-shqiptar nga CDU, ishte një nder i veçantë për mua të merrja pjesë në këtë event të rëndësishëm dhe të shkëmbeja ide me pjesëmarrësit e tjerë. Ky ishte një rast i shkëlqyer për të forcuar partneritete të reja dhe për të promovuar trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe ekonomike”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.