Kelmendi: Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka thënë Kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit, se nuk mund t’i mbyllë xhamitë sepse shkarkohet.
Sipas Kelmendit, dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë Covid-19 nuk po i kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e këtij virusi.
“Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e ‘lëshoi bajrakun’, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës”.
Postimi i plotë i Kelmendit në “Facebook”:
Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!
Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.
Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.
Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!
Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.
Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.
Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.
Gëzim Kelmendi