Kelmendi: LDK-ja dhe Vetëvendosja po i frikësohen Ramushit
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se opozita e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë duke guxuar të tregojnë vendosmëri përballë vendimeve të dëmshme të Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se këto dy parti janë duke iu frikësuar kryeministrit Ramush Haradinaj.
Shkrimi i plotë i Kelmendit:
Porosi për pozitën dhe opozitën
Pozita e udhëhequr nga PAN dhe AKR me ndihmën partisë opozitare LDK e shitën tokën e Kosovës.
Ia dhuruan Malit të Zi 8 mijë hektarë.
Krejt kjo e kishte një çmim, liberalizimi i vizave.
Çka fituan?
Edhe e humbën tokën e Kosovës edhe nuk realizuan liberalizimin e vizave.
Në anën tjetër opozita e udhëhequr nga LDK-ja dhe LV-ja, nuk guxojnë të tregojnë vendosmëri përballë vendimeve të dëmshme të qeverisë Haradinaj.
Krejt kjo ngase po i frikësohen “Ramushit”.
LDK-ja po dëshmon edhe njëherë politikën e saj të bazuar në frikë dhe mungesë guximi, jo të sinqertë dhe flirtuese.
LDK-ja ishte ajo që për këto 19 vite pas luftës mbajti të gjallë PDK-në në pushtet.
Edhe Kadri Veselin si kryeparlamentar edhe Hashim Thaçin si president e kemi dhuratë prej LDK-së.
LV-ja ishte e fortë me ve dhe domate kundër ish-kryeministrit Mustafa, ndërsa përballë kryeministrit Haradinaj, nuk po guxon as “cëk” me bë.
Në vend të vezëve dhe domateve, “Ramushit” po i dërgojnë propozime dhe ide me shkrim.
LV-ja sakrifikoj shumë të rinj dhe të reja nën slloganin “Jo negociata me Serbinë”,
tani LV-ja po garon dhe po jep propozime si duhet të jetë dialogu me Serbinë, duke potencuar që edhe vetë të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, por pa Thaçin.
Edhe pozita edhe opozita e kanë një synim: sa ma shumë me “mjelë” shtetin, ngase nuk i dihet si do të bëhet nesër.