Kelmendi me ankesa për buxhetin: Mungesa e tij pamundëson efikasitetin e sistemit gjyqësor

29 nëntor 2024 | 14:22

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial është duke pamundësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor

Gjatë konferencës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, ai ka deklaruar  se si pasojë e mosaprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore.

Më tutje, Kelmendi ka folur edhe për qëndrimet lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë përmes bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokuroria.

Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, është organizuar me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ku në ditën e dytë të kësaj gjykate kanë marrë pjesë gjyqtarë të lëmisë penale të gjykatave në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Sachsen-Anhalt, Gunnar Schellenberger,…