
Kelmendi: Mustafa, i domosdoshëm për LDK-në
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për kreun e partisë, Isa Mustafa.
Kelmendi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, në Prishtinë, pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi disa muaj për trajtim mjekësor.
Sipas Kelmendit, “Mustafa është në përmirësimin e sipër”.
Kelmendi ka thënë se Mustafa “po e përcjell jetën politike”, teksa ka shtuar se ai po vazhdon t’i nënshtrohet një trajtimi fizioterapeutik.
“Mustafa shpejt do të kthehet në jetën politike”, ka paralajmëruar Kelmendi.
Sipas deputetit të LDK-së Mustafa është “i domosdoshëm” për partinë.
Ai ka thënë se nuk ka dyshim që Mustafa është i aftë të vazhdojë të bëjë punën e tij në LDK.