Kelmendi ndahet me Llapin, afër marrëveshjes me Dritën
27 dhjetor 2018
| 12:16
Sulmuesi Shend Kelmendi e ka përfunduar aventurën në skuadrën e Llapit, kurse tash është futbollist i lirë.
Llapi ka njoftuar për ndërprerjen e marrëveshjes me pëlqim të dyanshëm. Kelmendi ka qenë pjesë e kësaj skuadre në gjashtë muajit e fundit ku realizoi një gol dhe dy asistime. KF Llapi e ka falënderuar Shendin për kontributin e dhënë për klubin gjatë kësaj periudhe dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës futbollistike. E ardhmja e ish-sulmuesit të Prishtinës pritet të jetë Drita e Gjilanit.
/Epoka e re/