Kelmendi: Në marketet tona aktualisht s’gjendet as dhe një kilogram miell

10 mars 2022 | 08:06

Afaristi Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve në vend. Thotë se s’ka nevojë për panik, por se rezervat disajavore do të ishin të mira për çdo familje.

“Nëse ka miell mjaftueshëm, është njëri prej komponentëve që e bën bukën. Por buka s’bëhet vetëm me miell, duhet edhe maj buke, prandaj janë elementet e tjera. Edhe maji i bukës importohet. Një masë e madhe është importuar nga Rusia”, tha Kelmendi në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Unë nuk kam qëllim ngritjen e panikut, por mund t’ju them se çdo familje e ka edhe obligim të ketë rezervë, tre-katër javore që mos ta ketë vetë në mendje krizën”, thotë ai.

“Në marketet tona aktualisht s’gjendet as dhe një kilogram miell. S’kam blerë as për vete”, tha Kelmendi.

Por a mund të ketë mungesë të vajit në Kosovë?

“Ekziston mundësia që mund të mbesim pa vaj, por ekzistojnë yndyrat tjera si margarina dhe tëlyen që s’ka ndalesë prej shteteve që importojmë dhe e zëvendësojmë mungesën e vajit”, thotë Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organziata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ka verifikuar…