Kelmendi: Në veri na bije Serbia, në jug shqiptarët e shfrytëzojnë rastin për t’i rënë njëri-tjetrit
30 nëntor 2024
| 09:54
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës në konferencën e mbrëmshme.
Ai ka vlerësuar se në veri Serbia po e sulmon Kosovën, kurse në jug shqiptarët po e shfrytezojnë rasti për ta sulmuar njeri-tjetrin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur respekt për veriun e Kosovës.
“Në veri na bjen Serbia! Shqiptarët në Kosovë secili duke e shfrytëzuar rastin për t’i rënë njëri-tjetrit! Bravo! Kështu po i mundësohet Serbisë t’i kryejë jo një, por dy goditje! Ne vetë po ia mundësojmë. Kush më shumë e kush më pak! Respekt për Policinë e Kosovës! Vetëm atyre zëri nuk iu dëgjohet në raste të tilla”, ka shkruar Kelmendi.