Kelmendi: Nëse nuk me japin hapësirë në LDK, do ta shqyrtoj mundësinë e largimit (Video)
Pas zgjedhjes së Kryesisë së re të LDK-së, ish-deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në këtë parti dhe në procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Ai ka thënë se nëse nuk do të ketë hapësirë ose vend as për të dhënë kontribut në ekonomi do të kërkojë llogari nga udhëheqësit e LDK-së.
“Nuk kam kurrë farë plani pas ndryshimeve që kanë ardhur në Kryesinë e LDK-së dhe me kandidatin për kryeministër. Ende nuk kemi zhvilluar ndonjë bisedë për të shikuar të ardhmen time në parti, për arsye se vet pjesëmarrja ime në parti politike nuk ka qenë asnjëherë ide që unë të jem deputet, por të jemi një njeri i cili mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Dhe sa herë që nuk mundem me qenë pjesë e vendit ku mundem me ndikuar më fuqishëm, për mua parqet një problem për të cilën sigurisht do ta diskutoj edhe me liderët e partisë”, ka thënë Kelmendi për “Kosovapress”.
Se e ka ndonjë përafrim me ndonjë parti tjetër ose ofertë nga PDK-ja, AAK-ja ose prej subjekteve të tjera, Kelmendi ka thënë se ka interesim nga këto parti, por jo edhe oferta.
Ai ka thënë se nëse nuk i japin hapësirë në LDK, do ta shqyrtojë mundësinë e ndërrimit të partisë.
“Kërkesa ka, normalisht që ka, kanë liderët e partive të tjera interesim për shkak edhe të votave të mija që unë kam një numër të konsideruar të qytetarëve që më mbështesin. Kam njerëz të rinj dhe të tjerë që më mbështesin për mundësin e krijimit të vendeve të punës për të rinjtë dhe sigurisht që më ofrohen, por unë nuk kam ndonjë ofertë të hapur. Nuk kam dal ende sikur lojtar në shitje, por do t’i shohë mundësitë në Lidhjen Demokratike, aty ku kam aderuar para dy vjetëve. Do të shohë aty se si do të bëhet pozita ime, meqenëse po shihet që po ndryshon pak struktura e njerëzve dhe nëse aty nuk gjendem, ndoshta do të detyrohem me bërë ndonjë ndryshim për të cilin s’kam qenë fare i interesuar apo edhe s’jam edhe i interesuar të bëjë ndryshim”, ka thënë Kelmendi.