Kelmendi nuk është më pronar i televizionit Rrokum, tash e tutje Arben Ahmeti e drejton atë
Migjen Kelmendi sot ka njoftuar se nuk do të jetë pronar i televizionit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV.
Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se studentit të tij Arben Ahmeti ia ka kaluar pronësinë dhe përgjegjësinë për televizionin Rrokum dhe portalin Rrokum.TV.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Me kete foto te çastit, e permbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marreveshjen per kalimin e pronesise dhe pergjegjesise te Televizonit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai.
Arbeni sot ka arrite me ndertue nji profil publik dhe ka deshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashke me koleget e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini.
Pokeshtu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhane tempo e profesionalizem hapsines mediale ne Kosove! I uroj sukses!
(M.Q / Epoka e re)