Kelmendi: Pa PDK-në, vështirë të mendohet Kosova e lirë dhe e pavarur

28 shtator 2019 | 13:30

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka thënë se pa këtë parti nuk mendohet Kosova e lirë dhe e pavarur.

Kelmendi ka theksuar se PDK-ja për asnjë moment nuk i vuri në dyshim lidhjet me ShBA-në.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Pa Partine Demokratike asht zor me mendue Kosoven te lire dhe shtet!

Mbrame, ne oborrin e shkolles “Ismail Qemajli”, kandidatet per Kuvendin e Kosoves nga Prishtina, paten nji tubim te mrekullueshem me diku 250 anetare e simpatizante te PDK. Ne fjalen time potencova qe te gjitha partite kane kuptimin dhe domethanien e vet, por pa Partine Demokratike te Kosoves, Kosova nuk kuptohet e as s’un dekodohet. Pa PDK asht zor me kuptue Kosoven e lire e shtet. Krejt partite kane domethanien e vet, por asht Partia Demokratike e Kosoves e cila per asnji sekonde nuk i vuni ne pikepyetje lidhjet dhe miqesine e madhe me Shtetet e Bashkueme te Amerikes. PDK jo vetem ka me vazhdu me i kultivue dhe me i forcue keto relacione, por ka me qene forca qe ka me i mbrojte keto relacione dhe me thellue miqesine, bashkepunimin dhe partneritetin e Kosoves me SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i pasanikëve të huaj që investojnë të paktën 2…