Kelmendi: PDK-ja, forca politike pa të cilën s’mund të imagjinohet Kosova
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Migjen Kelmendi, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit duke treguar se nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Kuvendit.
Ai ka thënë se PDK-ja ka shënuar rritje të votave në këtë zgjedhje dhe sipas Kelmendit, PDK-ja mbetet forca politike pa të cilën nuk mund të imagjinohet Kosova.
“Personalisht humba mundësinë që përmes Kuvendit të Kosovës me i shërbyer publikut. I bindur se ka shumë hapësira e mundësi tjera me i shërbye publikut, se PDK-ja mbetet forca politike pa të cilën s’mund të imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozitës, po ju them:….na hala s’ia këna nis!”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Edhe ne keto zgjedhje e pame Demokracine se si veproi. Ne tane fuqine e saj.
Praptoi pushtetet, caktoi protagonistat dhe krijoi mundesi per standarde te reja.
Partia Demokratike nuk asht e humbuna e ketyne zgjedhjeve. Asht e shpetuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mije votat e veta dhe me e rrite numrin e tyne aprx. per 10 mije.
PDK caktoi nji standard te ri ne demokracine ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy oresh dhe doli ne opozite. Diçka e papame dhe e paperjetueme ne Ballkan.
PDK ka shume nevoje per kete frymemarrje, per me vazhdue thellimin e reformes, per hapjen e matejme ndaj kuadrove te reja, dhe per detajimin e programit te saj per zhvillimin e Kosoves.
Personalisht, humba mundesine qe permes Kuvendit te Kosoves me i sherbye publikut. U jam mirenjohes gjithe atyne qe permes votes me mbeshteten dhe besojne, ashtu si une, te nji PDK dhe Kosove qe mundet me reformue veten dhe qeverisjen e ketij vendi. Ky qellim i perbashket ka me vazhdue me mbete motivi im ne angazhimin e ardhshem politik.
Por…mu nuk me ka ba partia, e as kishin me m’ba edhe 30 mije vota tjera…as ma te mire, e as ma te ri (fatkeqesisht:)
I bindun se ka shume hapsina e mundesi tjera me i sherbye publikut, se PDK mbetet forca politike pa te cilen s’un imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozites, po ju them:….na hala s’ja kena nis!