Kelmendi përforcon Gjilanin
06 gusht 2020
| 18:24
Sport Club “Gjilani” ka arritur marrëveshje me futbollistin 25-vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.
Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlen të ceket aventura e tij në klubin korçar, KF Skënderbeu.
Kelmendi, i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina. Kelmendi do të jetë futbollistë i Gjilanit për dy vitet e ardhshme.