Kelmendi: Qeveria Kurti po e zhduk familjen kosovare

23 shkurt 2022 | 14:57

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovë,  Albin Kurti, po i vret familjet kosovare me Projekt-kodin Civil, i cili lejon martesat mes gjinive të njëjta.

Ai ka thënë se nëse Serbia ka vrarë shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj.

“Martesat brenda të njëjtës gjini janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore. Këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, është bërë së…