Kelmendi: Ramazani është një mundësi e mirë që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit

10 prill 2024 | 08:54

Imami në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”, Kushtrim Kelmendi, ka thënë se Muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit.

Kështu Kelmendi, tha mes tjerash në ligjëratën që po jep para faljes së namazit të Fitër Bajramit.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është një mundësi e mirë është një klimë e artë, që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit të madhërishëim, por ata të cilët kanë bërë shkelje kanë bërë ndonjë gjynah, e shohin veten se kanë gabuar, padyshim se dera e pendimit është e hapur”, tha Kelmendi.

“Çdo besimtar kur e bën një punë dëshiron që ajo punë që t’i pranohet te Allahu. Allahu i pranon veprat e mira prej robërve të tij, vetëm ata që janë të devotshëm dhe të përkushtuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk pajtohet me…