Kelmendi: Shqiptarët e Mitrovicës janë injoruar nga pushteti

27 shtator 2019 | 17:04

Partia FJALA ka vazhduar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit në Komunën e Mitrovicës.

Edhe në këtë komunë kjo parti nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka thënë se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Ai ka thënë se Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.

“Përderisa Beogradi po i mbështet në çdo formë qytetarët serb së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen ‘Lugina e Diellit’, Prishtina ka injoruar dhe diskriminuar në tërësi shqiptarët e Mitrovicës. Disa nga partitë në Kosovë në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë shfrytëzuar Mitrovicën për të manipuluar dhe mashtruar, njëra ka instaluar korrupsionin ndërsa tjetra nuk e njeh fare shtetin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kandidatë për deputet të Partisë Fjala nga Mitrovica janë Abdelnaser Çuni, magjistër i farmacisë e ekonomist dhe Blerim Kajtazi, jurist e ish-ushtarë i UÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i Radio Kosovës, Edmond Thaçi është zgjedhur kryetar i…