Kelmendi: Status Quo është doktrinë e Vuçiqit, pse ta ndryshojë atë kur BE i bën lëshime atij
06 nëntor 2022
| 18:16
Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e shijon shfaqjen e tij.
Kelmendi përmes një postimi në Twitter shkruan se Status Quo është doktrinë e Vuçiqit dhe pse ta ndryshojë atë kur BE i bën lëshime atij, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Status Quo është doktrina e Vuciqit. Status Quo për Kosovën, Status Quo drejt BE-së dhe Status Quo ndaj Rusisë.
Dhe sinqerisht, pse të ndryshojë diçka? Kur ai merr fitore dërrmuese në zgjedhje, lëshime nga BE dhe lëshime nga Rusia. Ai po e shijon shfaqjen e tij!