Kelmendi: Të gjithë në Kosovë do t’i bëj krenarë

04 mars 2020 | 13:07

Ashtu si në Olimpiadën e kaluar në Rio de Janeiro më 2016, edhe në edicionin e kësaj vere Majlinda Kelmendi mbetet shpresa kryesore e shqiptarëve për medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Përfaqësuesja e delegacionit të Kosovës ishte mes më të vlerësuarve në ceremoninë që organizoi Komiteti Olimpik i Kosovës “Laureatët e vitit 2019” dhe premtoi se do t’i bëjë tifozët krenarë.

“Nuk jam tip që jap shumë premtime. Thjesht punoj dhe me sukseset e mia i bëj të ndihen mirë, i bëj të mburren me mua dhe me krejt Kosovën. Ju premtoj se do të punoj, do të përpiqem ta jap maksimumin dhe mos t’i zhgënjej dhe t’i bëj të ndihen krenarë me mua”, ka thënë Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu i ka kthyer…