
Kelmendi: Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër
Në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gazetari dhe kolumnisti Adriatik Kelmendi ka rikujtuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Kelmendi ka theksuar se historia e madhe shkruhet vetëm një herë dhe se Thaçi “mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër.”
“Po! Historia e madhe shkruhet vetëm një herë dhe Hashim Thaçi e ka shkruar atë. Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër.” – ka shkruar Kelmendi.
Ai ndërlidhi betejën e Thaçit në Hagë me procesin historik të Kosovës, duke thënë se kjo nuk është një betejë personale, por një mbrojtje e luftës për liri dhe e vetë shtetit të Kosovës.
“Ishte në ballë të luftës për çlirim dhe kryeministër i Kosovës që shpalli shtetin e pavarur. Beteja e tij në Hagë nuk është betejë personale. Aty po mbrohet lufta për liri dhe shteti i Kosovës! Kjo nuk bën të harrohet edhe këtë përvjetor!” – ka shkruar më tej Kelmendi.