Kemajl Murseli rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Kaçanik
Kemajl Murseli është rizgjedhur më shumicë votash si kryesues i Kuvendit Komunal në Kaçanik.
Me këtë rast, ai ka falënderuar asamblistët për besimin e dhënë.
“Do të marrim bashkërisht vendime të drejta në harmoni me ligjet në të mirë të zhvillimit të komunës sonë. Qytetarët e meritojnë që ne të bëjmë më të mirën e mundshme për ta, sepse vendi dje – populli jonë i shumëvuajtur ndër breza, sakrifikoi shumë që ata të jetojmë të lirë, dhe të udhëhiqen nga bijtë dhe bijat e tyre të zgjedhur me votën e lirë”, ka thënë Murseli.
Më tutje, Murseli ka thënë se “motivi kryesor i punës sonë është e kaluara jonë e lavdishme, lufta e UÇK-së dhe e popullit tonë, gjaku i derdhur i heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë”.