Kemal Ademi përjashton Shqipërinë, por jo Kosovën
29 tetor 2019
| 15:54
Kemal Ademi është një nga sulmuesit që ka bërë më tepër jehonë deri tani te Bazeli.
Sulmuesi në një intervistë për “BZ Basel” e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur për Shqipërinë, por jo edhe për Kosovën.
“Janë tre mundësi për të shkuar te Gjermania, Kosova apo Zvicra. Menaxheri im është në kontakt me to. Por unë nuk kam asnjë stres dhe jam i përqendruar te Bazeli. Do të vijë gjithçka me kohën”, ka thënë Ademi.