Këmbana e heshtjes që thërret dashuri

24 shtator 2023 | 16:33

Duke e lexuar librin me poezi “Këmbana e heshtje” e Brikenë Ceraja – Beka

Agron Gërguri

Si një skenë teatri, një qiri i cili thërret driten e diellit dhe të hënës për ta dritësue terrin”. Qirinjtë le të ndizen nga flaka e dashnisë”. Diellftohti e hënëngrohta ndriçojnë ate që syri nuk e kap që të mos shihen nga sykqinjët dashnorët në përqafim kur prekin detin e dëshirave, kur marrinë e jepin aromën e luleve siç vjenë e ikë fjala e duhur për jetëndjenjën duke e mbyllur vdekjen në guaskën e dëshirave të pabëra të cilat vetëm vargu mund t’i përshekulloj ylbershëm.
Pozia gradon ndjenjat, provokon emocionin e lexuesit dhe ashtu krijon ura komunikimi siç bëri me mua gjatë leximit, libri me poezi “Kambana e heshtjes” e cila na thërret tek altari i dashurisë si përhershmëri….Asgjë nuk humbet si ndjenjë pavarësisht ikjes fizike. Në kutinë e shpirtit mbetet gjurma e qiriut që i merr driten diellit, e buzëqeshjen hënës duke pritur agun e dashurisë si frymë e cila e përshkon librin e Brikenë Ceraja-Beka. Duke lexuar poezitë sikur më portretohet figura e babait të saj poetit Jakup Ceraja, e hetoj përkushtimin për frymën e lënë trashëgimi dhe një lidhje të cilen nuk e shkëput as vdekja… sepse gjynah e mëkat është të mos zgjohesh nga gjumi. Nuk flihet mbi kujtimet aktive që janë vargojë të fjalës poetike që autorja i ushqen nga dashuria për babain, poetin dhe atdhetarin e pashoq, vdekja nuk e merrë dot shpirtin e gravuar në poezi.


E bukura e poezive të Brikenes është se aty gjenë rrëfimin pa të cilin as që mendohet vlera estetike e cila projektohet si muzikë e përjetiimit të kënaqshëm gjatë leximit.
Një marrëdhënie kosmike aq bukurisht e personifikuar në diellin, hënën dhe qiriun si jetëshkurtësia e njeriut në kërkim të mirës dashuri për ta bërë jetën si ëndërr që zgjatë shkurt e tregohet gjatë.
Natyrisht se poezia e Brikenes është e pasur me figura që janë në shërbim të kuptimit përtej asaj çka lexojmë por se secili varg sikur të jep kodin e leximit të vargut vijues.
Ajo zhbirilon nëpër figura dhe mbledh domethënie të cilat shndërrohen në ndjenja dhe bashkëlexohet me lexuesin deri tek zëri i kepit ku dashnorët pushojnë shqetësueshëm nën driten e qiriut derisa dielli ta prek agun në heshtje.
Këmbana e heshtjes të stopon të mendosh, por të mekon shpirtin dhe në vete thua kjo është poezia, një melodi e bukur që pushton hapësirat e qetësisë dramatike.
Brekena edhe kur nganjëherë e ndërpret rrjedhen e pritur gjatë leximit këtë devijim e kuptimëson me heshtje pritëse.
Këmbana e heshtjes është shembëllim i momentit kur zemra i jep mendjes e mendja zemres energjin e komunikimit jetësor.
Andaj ky libër duhet lexuar, sado i shkurtër tigëllima e tij kumbon gjatë në petalet e shpirtit. Ajo përherë i kërkon t’i kthehen lotët e vjedhur që t’i njomë rrudhat e ballit si rrugë dashurie të njëkahshme ” mbi andrrën tënde kam mbetë fjetë” duke e përmbyllë vargun i jep jetë dashurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mbajti…