Këmbëngulësia e zyrtarit të Federatës së Bodybuildingut, Sabri Dragusha, bëri që në shtetin e Iranit të ngrihet flamuri i Kosovës
Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, me datë 23-28 shtator 2024 ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të organizuar në shtetin e Iranit me një pjesëmarrje të mirë. Kosovën e përfaqësonin 3 garues, 2 refer dhe 1 zyrtar i reprezentacionit. Në një bisedë për “Epokën e re”, më Zyrtarin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, Sabri Dragusha pas kthimit në Kosovë, ai tregoj për sfidat dhe peripecitë e kësaj pjesëmarrje. Dragusha na bëri me dije se edhe pse kanë pasur ftesë të marrin pjesë në këtë kampionat megjithatë kanë hezituar për arsye që shteti i Iranit, nuk e ka njohur Kosovën dhe e kanë pasur parasysh që do të hasin ne probleme.
“Edhe pse duke e paraparë situatën e cila ishte në Iran dhe po ashtu Shteti i Iranit i cili nuk e ka njohur ende pavarësinë e Shtetit të Kosovës prap vendosëm që të marrim pjesë në këtë Kampionat Botëror të përgatitur ndaj sfidave dhe vështirësive që na presin”, ka deklaruar në përgjigjen e tij Dragusha. Dragusha ka treguar edhe për procesin se si ka qenë mbarëvajtja e garave dhe numrin e pjesëmarrësve dhe bisedën me kryetarin e Federatës të Bodybuildingut të Iranit, i cili ishte interesuar fort për raportet Kosovë – Serbi, dhe vendimin për moslejimin e defilimit të garuesve të Kosovës me flamurin e Kosovës.
“Në fillim procesi shkoi në rregull pasi që arritëm dhe filloi regjistrimi i garueseve, pastaj morëm pjesë në Kongresin Botëror ku prej 205 shteteve anëtare IFBB, prezent ishin 65 shtete. Ditën e nesërme në mëngjes Kryetari i Federatës të Bodybuildingut të Iranit më pyeti se si i keni raportet me Federatën Serbe sepse ata kanë kërkuar që nëse merr pjesë Kosova në hapjen Solemne atëherë Serbia nuk do të marr pjesë. Unë u përgjigja se me Serbinë ne kemi përfunduar çdo gjë në vitin 1999 dhe ata kanë probleme me veten e tyre dhe jo me Shtetin tonë. Në orët e pasdites filloi të përgatitet hapja solemne për defilimin e Federatave Sportive me flamur kombëtar të shteti përkatës, në momentin që na ftuan ti marrim flamujt e shteteve mungonte flamuri i Shtetit të Kosovës dhe aty rreth 10 minuta kërkova nga organizatorët për flamurin e Kosovës mirëpo sërish kishte refuzim. Edhe pse ne kishim flamurin tonë të Kosovës sepse gjithmonë e mbaj me vehte kur udhëtojmë në gara ndërkombëtare. Pasi që pas kërkesës së shumtë për flamur ata rezistuan të mos na japin, u detyrova të intervenojë tek Kryetari i Federatës Botërore dhe pas intervenimit, flamuri i Kosovës u gjind pasi që ishte i fshehur dhe ceremonia e hapjes solemne shkoi në mënyrë të rregullt”, ishte përgjigjja e Dragushës. Madje Dragusha tregon e rastin e interesimit të mediave për intervistë, ku presidenti i federatës iraniane, ia pamundëson paraqitjen Dragushës.
“Ditën e nesërme televizioni Iranian kërkoj të japim një intervistë televizive, pasi që u përgatitën gazetarët për të filluar intervistën, erdhi Presidenti i Federatës Iraniane dhe i ndaloi ata që të mos e realizojnë intervistën, përfundimisht gjatë gjithë aktivitetit të garës nuk jemi ndje rehat si reprezentues si pasoje i tretmanit nga ana e tyre”, tregon Sabri Dragusha.
Dragusha tregon edhe për sukseset e garuesve të Kosovës dhe prezantimin dinjitoz të gjyqtarëve shqiptar në këto gara ndërkombëtare.
Garuesit Kosovarë në një konkurrencë shumë të fortë, arritën këto rezultate:
Betim Krasniqi – vendi i 5-të
Granit Kuleta – vendi i 8-të
Granit Hasani – vendi i 9-të
Gjithashtu gjyqtarët Shaban Osmani dhe Bajram Musliu kanë bërë paraqitje të shkëlqyer.