Kemi dërguar fshehurazi sasi të mëdha armësh në Ukrainë edhe para agresionit të Rusisë

05 janar 2025 | 08:17

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës në Ukrainë.

Ai e ndau këtë informacion në një intervistë për The New York Times.

“Nëse shikoni zhvillimin e konfliktit, do të shihni se për shkak se ne parashikuam se çfarë do të ndodhte, ne ishim në gjendje të siguronim që jo vetëm ne dhe aleatët tanë të ishim gati, por të ishte gati edhe Ukraina. Tashmë në muajin shtator dhe më pas përsëri në dhjetor, ne dërguam në heshtje një sasi të madhe armësh në Ukrainë, në mënyrë që ata të kishin atë që u nevojiteshin për t’u mbrojtur”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane.

Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e dërgesave si sistemet raketore Stinger dhe Javelin, të cilat ishin vendimtare në parandalimin e forcave ruse në Kiev.

“Këto armë lejuan Ukrainën jo vetëm të mbrohej, por edhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken.

Ndryshe, SHBA-ja është shteti kryesor që e furnizon dhe e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, e cila ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi…