“Kemi kërcyer nga kamioni, kishte edhe të mbijetuar tjerë”, rrëfen i mbijetuari i masakrës së familjes Berisha
Në 25-vjetorin e masakrës së familjes Berisha nga Suhareka, e kryer nga paramilitarët serbë më 26 mars 1999. Njëri nga të mbijetuarit, Gramoz Berisha, tregon se si u rrethuan dhe u strehuan në picerinë Kalabria, ku u fillua sulmi. Ai tregon se si ia vranë vëllaun 13-vjeçar dhe motrën 16-vjeçe. Më pas, ai rrëfen se si shpëtoi nga kamioni që po barte të vrarët në Prizren.
Të martën e 26 marsit janë bërë 25 vjet qëkur paramilitarët serbë kishin masakruar 52 anëtarë të familjes Berisha nga komuna e Suharekës.
Këtë ngjarje tragjike në “FIVE” të Dukagjinit e ka treguar njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, Gramoz Berisha, i cili ka rrëfyer për momentet kur u sulmuan nga forcat paramilitare serbe.
“Me 26 mars të viti ’99 kam qenë 8 vjeç, kur kanë ardh forcat e shumta policore tek shtëpitë. Edhe fillimisht na kanë nxjerrë të gjithë prej shtëpive, burrat i kanë ndal n oborr te shtëpisë dhe neve ne kanë thënë ikni shkoni për Shqipëri. Në atë moment kemi filluar me vrapu në drejtime të ndryshme, kah kemi mund edhe veç kanë nis krismat e para në oborr të shtëpisë. Ne kemi vazhdu me ik kemi mbërri deri këtu, mandate e kemi parë që jemi të rrethuar dhe s’kemi ku me shku dhe i vetmi lokal që ka qenë hapur ka qenë ky, lokali piceria Kalabria. Ku kemi hyrë të gjithë, gra dhe fëmijë. Rreth 40 anëtarë këtu përveç pjesës së burrave që i kanë ndal në oborr. Të gjithë kemi qenë në këtë lokal të shtrish pr toke kur janë filluar me gjuajt. Edhe kanë vazhdu me gjuajte deri në momentin kur nuk e kanë askënd duke lëviz”, ka thënë Berisha.
Më pastaj Berisha ka rrëfyer si kanë shpëtuar nga kamioni që po barte të vrarët në Prizren, duke shtuar se në atë kamion ka pasur edhe të tjerë të mbijetuar.
Se në atë lokal, Berisha ka treguar se ia vranë vëllaun, 13-veç, dhe motrën, 16 vjeçe.
“Në ato momente kanë filluar me na kap secilin veç e veç, unë e kam dëgjuar gruan e axhës, Shyhrete, bëhu si i vdekur, edhe jam bo edhe unë njëjtë, si i vdekur. Në ato moment më kanë kap dhe me kanë hedh në kamion që ka qenë te lokali. Kamioni është nis në drejtim të Prizrenit me të gjithë trupat, gjatë rrugës për atje mami më ka thirr ka pas qef edhe një herë me pa ma fytyrën, kur më ka kthye kah vetja e ka pa që jam gjallë, i kam hap sytë. Dhe ka thënë hajde kërcejmë prej kamionit, fillimisht ka krye gruaja e axhës pastaj mami bashk me mua. Kemi këcu prej kamioni dhe kemi ik, deri ne momentin ku e kemi parë një shtëpi dhe kemi lype ndihme dhe kemi kruar me na dërgu në një fshat afër Prizrenit. Në lokal e kam vëllain (13 vjeçar) edhe motrën (16 vjeç). Të dytë janë të vrarë, ka pas prej fëmijëve të kushërinjve që ka pas gjallë, po për fat të keq nuk e dimë se çka ka ndodhë me ta”, ka shtuar më tej Berisha.
Për fund Berisha ka treguar se “prej 49 antarërve që janë vra këtu, 25 janë gjetë, mungojnë edhe 24 të tjerë”, duke shtuar se “sot kanë kaluar 25 vit prej asaj dite, dmth për 25 vite janë gjetur25 trupa si për irno të fatit, duhet me kalu edhe 24 vite të tjera për më u gjet të gjitha”.