Kemi mundur ta fitonim ndeshjen ndaj Prishtinës
Prishtina dhe Feronikeli kanë ndarë nga një pike në ndeshjen hapëse të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.
Takimi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” është mbyllur në menyrë të barabartë 0:0. Në këtë ndeshje vlen të cekët së në minutën e 13-të Sabien Lilaj ka humbur penallti, pas një pritje të mrekullueshme nga Ilir Avdyli
Pas ndeshjes kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro në intervistë për “Art Sport”
“Jam i kënaqur nga paraqitje e djemve dhe kemi bërë një lojë të mirë si çdo here. Kemi pasur një kundërshtarë të vështirë dhe kemi mundur të nxjerrim edhe me shumë, por edhe pika e arritur është e mirë pasi lojtarët e mi janë paraqitur mirë”, deklaroj fillimisht Duro, duke vazhduar: “Unë ende nuk e kuptoj se si Mala të dënohet me tri ndeshje, nuk më është dukur e arsyeshme. Por besoj shumë që me rikthimin e gjithë lojtarëve në kontigjent do të jemi më të fortë dhe do të sjellim rezultate më të mira”.
Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë. Ndërsa, Feronikeli në pozitën e pestë me 20 pikë