Kemi obligim moral dhe ligjor ta respektojmë Kushtetutën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se aprovimi i Kushtetutës ishte arritja tjetër e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjeve që erdhën nga demokracitë më të zhvilluar të botës.
Thaçi, Ditën e Kushtetutës, shkroi se Kushtetuta e shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë.
Shkrimi i tij:
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.
Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.
Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës! HTH