Kemi pasur takime me palën kineze për marrëveshje tregtare

25 prill 2025 | 07:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë mbajtur takime të enjten në mëngjes për të biseduar rreth lehtësimit të luftës tregtare të tanishme, sipas presidentit amerikan Donald Trump.

“Ne mund ta publikojmë më vonë, por ata kanë pasur takime këtë mëngjes, dhe ne kemi qenë duke u takuar me Kinën”, ka deklaruar presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë të enjten, raporton “The Guardian”.

Më herët të enjten Kina ka mohuar pretendimet e mëhershme të Trumpit që dy vendet janë duke zhvilluar negociata aktive mbi tarifat.

Zyrtari nga Ministria e Jashtme e Kinës, Guo Jiakun ka deklaruar se Kina dhe SHBA-ja nuk kanë pasur konsultime apo negociata mbi tarifat, e jo më të kenë arritur një marrëveshje. Ai shtoi se raportet për bisedime kanë qenë “të rreme”.

Kina është shteti më i goditur nga tarifat që Trumpi u ka vendosur importeve të të gjitha shteteve që i tarifojnë eksportet amerikane. Lufta tarifore ka dëmtuar tregjet botërore që kanë pësuar humbje trilionëshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abuzimi me substanca narkotike dhe përfshirja e qytetarëve të vendeve…