Kemi përkrahje politike për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë me dije se nga dita e premte do ta fillojnë nënshkrimin e një peticioni, i cili ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai beson fuqishëm se përmes këtij peticioni do të arrihet të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë qëllim kanë përkrahjen e të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, përmes ndryshimit të këtij ligji do t’i mundësohet Gjykatës Speciale të merret edhe me krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.
Gucati ka treguar se pas mbledhjes se 10 000 nënshkrimeve, peticioni do t’i dorëzohet kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)