“Kemi qenë të dy…” Sabiani sqaron njëherë e mirë deklaratën për Ilirin që bëri ‘lëmsh’ të gjithë rrjetin
Ilir Shaqiri dhe Sabiani kanë patur një shoqëri mjaft të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa u duk se shoqëria e tyre do të vijonte gjatë pas përfundimit të reality showt, gjërat ndryshuan krejt papritur.
Ata duket se nuk flasin më me njëri-tjetrin, e madje këngëtari i dashur për publikun nuk ishte as i pranishëm në dasmën e balerinit të njohur.
Ndërkohë kujtojmë se një deklaratë e Sabianit shtoi më shumë dyshimet se raporti i tyre ishte krisur. Kur ishte i ftuar në programin “Më lër të flas”, këngëtari tha se Iliri kishte ‘përfituar’ nga ai.
Por ditën e djeshme, Sabiani e ka sqaruar deklaratën e tij teksa ishte i ftuar në “E Diell”. Ai tha se deklarata e tij është marrë në kontekstin e gabuar.
“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, theksoi ai.