Kemi riorganizuar QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme

25 korrik 2020 | 17:43

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në konferencën e sotme në Qeverinë e Kosovës, tha se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas tij, pacientëve po iu ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet t’u japin pacientëve që nuk janë të infektuar me Covid-19.

“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me Covid-19”, ka thënë drejtori Krasniqi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…