“Këmisha e tingujve”, personat që nuk dëgjojnë mund ta ndjejnë muzikën (Video)

10 tetor 2019 | 20:11

Një firmë britanike ka krijuar një këmishë që shndërron muzikën në ndjesi. E quajtur “Këmisha e Tingujve”, veshja ka në brendësi të saj 16 sensorë që dërgojnë ndjesi në trupin e personit që e mban veshur, ndjesi që përkojnë me muzikën që po luhet, për të ndihmuar personat që nuk dëgjojnë ta perceptojnë atë.

Këmisha “high-tech” është e lidhur me një sistem kompjuterik që merr të dhënat audio përmes mikrofonave të vendosur rreth skenës, duke u lejuar kështu personave që nuk dëgjojnë që të shijojnë koncertet, simfonitë e madje edhe shfaqjet “musical”.

“Këmisha e tingujve” është krijuar nga “CuteCircuit”, një firmë me seli në Londër, thotë se këmisha është dizajnuar që të ndihet e rehatshme në trup, duke bërë të mundur që fijet teknologjike të fshihen pas tekstileve.

/A2Cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili ndër…