Kendall Jenner dhe Ben Simmons janë ribashkuar?

05 nëntor 2018 | 15:00

Kendall Jenner dhe ylli i NBA-s, Ben Simmons mund të jenë ribashkuar.

Më herët gjatë kësaj jave, ylli i reality show është parë në Filadelfia në njërën nga lojërat ku luante ekipi i Simmons.

“TMZ” ka raportuar se Kendall “kishte një suitë private dhe shumë pjesëtarë të sigurimit me vete”.

Pas lojës, të dy janë parë duke u takuar në një vendparkim. Më pas, ata janë parë edhe në një nga vendet ku luhet bouling.

“Kendall dhe miqtë e saj po festonin fitoren e 76ers kundrejt LA Clippers. Kendall ka arritur në Filadelfia me një aeroplan privat pasi kishte kaluar festën e Halloween me motrat e saj”.

“Ata po luanin bouling. Kendall dhe Ben po argëtoheshin së bashku me shumë miq të tyre, duke festuar kështu një fitore të Ben”, ka thënë një burim për “Page Six”.

23-vjeçarja Kendall dhe 22-vjeçari Ben ishin lidhur në fillim të verës, por më vonë, në muajin shtator ishte thënë se lidhja në mes të tyre kishte përfunduar.

Në fakt, në muajin shtator, Jenner ishte fotografuar duke e puthur vëlluan e vogël të Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Në ndërkohë, edhe Simmons duket se kishte ecur përpara duke u përfolur për një lidhje të mundshme mes tij dhe modelueses Ashley Moore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në lagjen “Veternik”…