Kendall Jenner do të jetë fytyra e re një kompanie për lëkurë
16 janar 2019
| 13:35
Kendall Jenner do të jetë fytyra e re e markës për dermatologji “Proactiv”. Për të njoftuar për partneritetin e ri “Proactiv” ajo ka postuar në rrjetet sociale një video.
Modelen më të paguar të vitit 2018 e kanë zgjedhur për të treguar se si fytyra dhe lëkura e pashëndetshme ndikuan në vetëbesimin e saj në të kaluarën.
Natyrisht, se ajo që tregohet është se “Proactiv” ia bëri lëkurën më të mirë. Për këtë Kendall ka marrë edhe shumë komente negative në rrjetet sociale.