Kendall Jenner reagon për luftën në Ukrainë përmes një video ku dëgjohet kënga e Yll Limanit

26 shkurt 2022 | 17:49

Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner, iu është bashkuar figurave publike që kanë reaguar për luftën në Ukrainë, shkruan Express.

Jenner, e cila numëron në Instagram 220 milionë ndjekës, ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë ukrainas duke u përshëndetur me të dashurat e tyre.

Në sfond të kësaj video, që është shpërndarë nga Jenner, dëgjohet kënga e këngëtarit kosovar, Yll Limani. Bëhet fjalë për këngën “Vonë”, që është pjesë e albumit të tij të fundit.

Sipër kësaj video, Jenner ka vendosur disa emoji të zemrës së thyer.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet…