Këndellet Ballkani, fiton ndaj Ferizajt

13 nëntor 2022 | 15:18

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (dy barazimeve dhe një humbjeje), Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ka fituar të dielën kundër Ferizajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 2:0.

Armend Thaqi (67’) dhe Albion Rrahmani (84’) kanë shënuar në fitoren e kampionëve në fuqi.

Ballkani pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe është i dyti në tabelë, kurse Ferizaj mbetet i fundit me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në qytetin e…