Këndellet Drita
19 tetor 2021
| 15:20
Pas disa ndeshjeve pa fitore, nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është këndellur dhe ka arritur të marrë tri pikë nga përballja me Feronikelin (0-2), në ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës.
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas përfundoi pa gola 0-0, derisa në minutën e 51-të, Marko Simonovski shënoi për mysafirët.
Në minutën e 74-të, Almir Ajzeraj realizoi për rezultatin final 0-2. Pas kësaj fitore, Drita ngritët në vendin e tretë me 16 pikë, kurse Feronikeli mbetet në kuotën e 10 pikëve.
/Epoka e re/