Kënga e re e Shakirës bëri shumë bujë, zbulohet gjendja e të dashurës së Pique-s pas “Monotonia”
Futbollisti i famshëm, Gerard Pique, dhe e dashura e tij aktuale, Clara Chia Marti, duket se nuk po gjejnë qetësi. Marrëdhënia e tyre herë pas here përndiqet nga e shkuara e yllit të futbollit.
Thuhet se lidhja e tyre nuk po përjeton një moment të mirë dhe shkak është kënga e re e Shakirës.
Kujtojmë se këngëtarja kolumbiane disa ditë më parë publikoi “Monotonia”. Kënga duhet qartë se është një himn tjetër i ndarjes së saj nga mbrojtësi i Barcelonës.
Mediat e huaja shkruajnë se Clara është shumë e prekur nga kjo këngë dhe gjithë vëmendja që ajo po merr. Ndaj ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje, të paktën të mos ndihet e sulmuar.
Gjendjen e të dashurës së Pique-s e bëri me dije gazetari i njohur spanjoll, Jordi Martin, teksa shtoi: “Më thonë që Clara nuk shkon më as në punë në zyrat e “Kosmos”, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë.”
Deklarata e Jordi-t tashmë kanë ngjallur lloj-lloj komentesh në rrjet, ku ka nga ata që shprehen se Clara Chia duhet të ishte e përgatitur për të qenë në qendër të vëmendjes.
Të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj, duke argumentuar se ajo nuk duhet të jetë objekt kritikash, sepse Pique është ai që duhet të marrë përsipër pasojat e ndarjes me Shakirën.