![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/rasimi-selmanaj.jpg)
Kënga e Rifat Berishës emocionon deputetin Rasim Selmanaj
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se kënga e re nga rapsodi Rifat Berisha për dëshmorët Arton Zogaj, Nimon Demaj e Nazmi Muslijaj i ka ngjallur emocion e mall.
“Në këtë mëngjes befas më doli kjo këngë e këngëtarit të madh Rifat Berisha! Fillova me ëndje ta dëgjoi këngën kushtuar dëshmorëve, Arton Zogaj, Nimon Demaj e Nazmi Muslijaj! Kjo këngë me ngjalli emocione e mall, përjetime e kujtime për mikun e bashkëveprimtarin Nazmi Muslijaj!”, ka shkruar Selmanaj në profilin vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i deputetit Rasim Selmanaj:
Në këtë mëngjes befas më doli kjo këngë e këngëtarit të madh Rifat Berisha!
Fillova me ëndje ta dëgjoi këngën kushtuar dëshmorëve, Arton Zogaj, Nimon Demaj e Nazmi Muslijaj!
Kjo këngë me ngjalli emocione e mall, përjetime e kujtime për mikun e bashkëveprimtarin Nazmi Muslijaj!
Në vitet 90-ta me Nazmi Muzlijaj dhe disa veprimtar kemi bashkëvepruar duke krijuar një frymë aktive kundër Serbisë!
Ruaj shumë kujtime të pa thëna të asaj kohe…
Kur u lirova nga burgu në marsin e vitit 2001, në ditët e para vinin shumë njerëz të me vizitonin që edhe nuk i njihja! Në mesin e shumë prej tyre kishte ardhur edhe babai i Nazmi Musliut me disa burra nga Orroberda e Istogut!
Në fillim të bisedës mu drejtua: “Ti nuk po me njeh por unë jam baba i jaranit tënd, Nazmi Muslijaj”!
Kjo fjalë më erdhi si plumb mbi plagët e burgut!
Fjala, unë jam baba i jaranit tënd, është e ngulitur thellë në mendjen dhe shpirtit tim!
Po e ndali këtu fjalën time në këtë mëngjes në shtëpinë time në Gllogjan…
Lavdi e nderim i përjetshëm për bashkëveprimtarin, dëshmorin Nazmi Muslijaj!
Lavdi e nderim për dëshmorët,Arton Zogaj e Nimon Demaj!
RS