Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit thyen rekorde!
Pavarësisht se është publikuar ditën e djeshme, “Frymë” ka mundur të thyejë rekord, duke u pozicionuar në vendin e 9-të si kënga më e dëgjuar në mbarë botën.
Ditën e djeshme, Luzi Ejlli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte dhe klipi. Në “Frymë”, Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me një videoklip mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Kjo këngë do të mbetet si një kujtim i paharraueshëm i tyre kur të vijë në jetë dhe vogëlushja.
Pavarësisht se është publikuar ditën e djeshme, “Frymë” ka mundur të thyejë rekord, duke u pozicionuar në vendin e 9-të si kënga më e dëgjuar në mbarë botën.
Pas publikimit të këngës ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës, e cila ka publikuar një video të shkëputur nga videoklipi i “Frymë”.
“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vij në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart.. Kjo është për te gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3 ?”, ka shkruar Kiara në postimin në fjalë, që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime.
Shumë ndjekës dhe personazhe të njohur kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur.