Kënga ‘Kiki’ pushton botën: Drake jep mesazh të fortë për të (Video)

06 gusht 2018 | 21:46

Nuk do mend që kënga më e famshme dhe më e dëgjuar për momentin është “In My Feelings” nga Drake, e cila frymëzoi edhe sfidën e rrezikshme të kërcimit në rrugë.

Edhe pse kënga ka pak kohë që është publikuar, deri dje nuk kishte videoklip. Mësa duket paska patur një arsye të fortë Drake.

Artisti i njohur priti për impaktin që do të kishte kënga te publiku, dhe sigurisht, e bëri pjesë të sajën.

Në fund të videoklipit, i cili vlen për t’u përmendur që është po aq e bukur sa kënga, Drake zgjohet nga gjumi i tmerruar. Mësa duket e gjitha ishte një ëndërr e keqe.

“Pashë një ëndërr sikur bëra një këngë për një vajzë, e cila jetonte në Oklahoma. Kisha protezë te dhëmbët. Bëra një kërcim dhe e gjithë bota fillojë të kërcejë gjithashtu. Ishte e tmerrshme. Edhe Will Smith kërceu me këngën time,” thotë Drake në fund të klipit.

Ndërsa kënga fillon të luhet sërish nga fillimi, reperi kanadez ka bërë pjesë të klipit edhe videot që kanë realizuar fansat e tij anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe aksidentet.

Po për këtë, a ka një mesazh Drake?

Nëse ende nuk e keni parë klipin e këngës më të famshme të momentit, hidhini një sy këtu./Opinion.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=0iiwrdlnjHU

https://www.youtube.com/watch?v=-A0qixsvXt8

https://www.youtube.com/watch?v=jOq1FlaiO0c

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Irak ka dënuar të hënën një burrë…