Këngë për dëshmorin Edmond Hoxha

14 maj 2020 | 13:14

Tahir Desku

Ç’JANË TRE YJE
(Këngë për dëshmorin Edmond Hoxha)

Ç’janë tre yje n’majë të qiellit
Që lëshojnë zjarr deri mbi re
Janë rrufe a rreze t’diellit
Që bëjnë dritë përmbi Atdhe

Cili është ai sy shqiponjë
Mes dy burrash plot nishana
Edmond Hoxha lulja e kombit
Bomba n’brez e jatagana

Thonë dhe nana kur e lindi
Me barut e kish farkue
Ja kish lind shtatë zana t’malit
Rreth e rrotull me i këndue

Kem marrë rrugën çlirimtare
Amanet o nga të parët
Jemi nis oj Nanë Kosovë
N’male te Jasharët

E kam vëlla vëlla Zahirin
Dhe Hakifin që m’rri pranë
S’më lënë vetëm kurrë në jetë
Pa i ra zjarrit anë për anë

Çka kanë lulet që janë vyshkur
E është tharë blerimi
Tre lumenj po rrjedhin gjak
N’ballë të atij trimi

Përzgjodhi: B. D.: ‘Epoka e re’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i…