Këngë të tmerrshme

11 maj 2021 | 08:56

Lulzim Tafa

 

Mo’ Zot e liga

E çohen e vijnë

I presim me gjoks

Qafën ua shtrijmë

Mo’ Zot e liga

E vijnë pa le dita

Gjerdanin me plumba

E brezin me thika

Mo’ Zot e liga

E sulen pa tutë

Mbi qafat e urta

Mbi gjokset e butë

Mo’ Zot e liga

E çohen e vijnë

Mo’ Zot e liga

Ja po vijnë

 

(1999)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti EPIK në publikimin e radhës ka analizuar programin e…