
Këngëtari britanik poston foton e 4-viteve më parë me Oriola Marashin
15 janar 2021
| 11:26
Ju kujothet bashkëpunimi i verës së vitit 2017 nga William Singe dhe Jonas Blue? Në atë kohë kënga e tyre bëri bujë në Shqipëri, e kjo për shkak se në videoklipin e këngës ishte modelja e njohur, Oriola Marashi.
E jo vetëm kaq, pasi videoklipi u xhirua në jug të Shqipërisë. Së fundmi këngëtari britanik Jonas, postoi në “Instagram”-in e tij një foto me Oriolën të cilën e kishte shkëputur nga xhirimet e këngës.
“Kthim pas në kohërat e bukura nga xhirimi i klipit për “Mama” në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri!”, ka shkruar ai krahas fotos.
“Kujtimet më të bukura”, i është përgjigjur modelja seksi shqiptare.