Këngët e grupit “Troja” në protesta, reagon vokalisti

13 prill 2019 | 22:45

“Si opozitë përdorin këngën e “Trojës,  kur marrin pushtetin festojnë me Medën e Çiljetën”.

Këngëtari i grupit “Troja” Bujar Berisha ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve të këtij grupi në protestën që u mbajte nga opozita në Tiranë.

Berisha ka thënë se përdorimi i këtyre këngëve është bërë pa lejen e tyre. “Dy fjalë për demagogjie e partive politike Shqiptare (Kosovë Shqipëri)! Kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit Troja në protesta kundër qeverisë, e kur e marrinë pushtetin, festojnë me Çiljetën e me Medën. Paramendone fare reforma mund të bëje dikush që e përdore pronën e dikujt pa e pyetur ( e vjedh djersën e tjetrit) në të njëjtën kohë qe akuzon tjetrin për hajni?” , ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/b.s.berisha/videos/10214529958427677/?t=8

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillon djegia e veturave në Tiranë nga protestuesit e opozitës.…