Këngëtari i njohur italian, koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti

28 nëntor 2019 | 13:58

Këngëtari i njohur italian, Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e  artit Pupo, do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Pupo rrëfen se ka punuar në Shqipëri dhe se është njohur me virtytet e vendasve. Kësisoj bën me dije se do të zhvillojë një koncert, nga ku të ardhurat do të shkojnë pikërisht për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë dhe bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm. Jam gati të zhvilloj një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj”-shkruan Pupo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka ngritur zërin…