Këngëtari i njohur trazon rrjetin me foto: Jam në pritje të një fëmije…

03 shtator 2021 | 16:11

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram, me barkun e rrumbullakosur.

Me pamje të parë, duket se këngëtari është shtatzënë, por e vërteta është krejt ndryshe.

Lil  është fotografuar me bark të rrumbullakosur për promovimin e albumit të tij më të ri ‘Montero’,  që do të publikohet më 17 shtator.

Ai ka deklaruar për revistën ‘People’ se albumi i ri është si fëmijë për të, prandaj ka zgjedhur të bëjë një fotosesion të tillë.

Ai zbulon se ideja i lindi pasi dëgjoi versionin e Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.

“Thashë, Oh Zot, kjo është e mahnitshme, kështu menjëherë thirra stilistin tim”, thotë ai. “Më thanë që është shaka, por i thashë se kjo është bebja ime”, tregon ai duke iu referuar këngës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që të gjitha këto arsye gjenden tek reja gri e…