Këngëtari me famë botërore rrëzohet papritur në skenë, ndërron jetë në duart e mjekëve

31 gusht 2024 | 20:08

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare reperi Fatman Scoop.

Mediat e huaja raportojnë se artisti u rrëzua në skenë në Hamden Town Center Park, Connecticut, dhe më pas u dërgua në spital.

Britmat u dëgjuan në shfaqjen e tij të fundit teksa ai u shemb papritur në skenë.

Edhe pse mjekët tentuan që t’i japin ndihmën e parë menjëherë pas ngjarjes, ai nuk ka mbijetuar dot.

I lindur në New York City në vitin 1971, ai bëri emër përmes bashkëpunimeve me mega-yje në fillim të viteve 2000 dhe ishte i njohur për praninë e tij të thellë vokale të zhurmshme.

Shkaku i saktë i vdekjes së artistit nuk është i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënojnë presidentin e FSHF, Armand Duka, arrestohen 5 persona, procedohen…